Në kuadër të Programit Erasmus+ KA1 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik të Universitetit të Tiranës.
Shkollat verore do të organizohen:
– 1 në muajin korrik 2019;
– 1 në muajin gusht 2019;
Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollës Verore referohuni linkut:
https://www.ru.nl/…/erasmus/overview-courses-nominees-july…/
https://www.ru.nl/…/overview-courses-nominees-august-editi…/
Pjesëmarrja në këto Shkolla përmban një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+. Për më shumë informacion mbi kompensimin referohuni linkut:
https://www.ru.nl/…/erasm…/information-erasmus-scholarships/
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Letër motivimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik:
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim punësimi;
– Letër motivimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
Afati për aplikim: 01 Mars 2019
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara në formatin PDF dhe të dërgohen në adresën [email protected] .