Aplikimet nëpërmjet U-Albania 2026

Portali U-Albania (www.ualbania.al) është platforma zyrtare për aplikimin në universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Maturantët duhet të ndjekin këto hapa për të aplikuar:

Hapat kryesorë të aplikimit:

-Hyrja në portal me ID-në e maturës dhe numrin personal të letërnjoftimit.

-Shkarkimi i faturës nga seksioni “Fatura” në portal.

-Pagesa e faturës në bankë ose postë, dhe ngarkimi i mandat-pagesës në portal.

-Konfirmimi i pagesës.

-Plotësimi i preferencave (deri në 10) dhe konfirmimi përfundimtar i aplikimit me kodin unik të faturës.

-Printimi i aplikimit dhe ndjekja e renditjes përmes “Këndit të Maturantit”.

📌Për të zgjedhur Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:

-Klikoni te butoni “Universitetet”

-Zgjidhni Universitetin e Tiranës

-Zgjidhni Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe më pas programin që dëshironi

👉Mos harroni të kontrolloni:

-Kriteret e pranimit për secilin program (“Kriteret”)

-Kuotat e lira