Prof. Asoc. Blendi Lami, profesor, studiues dhe përkthyes i njohur në fushën e shkencave politike, gjeopolitikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, do të zhvillojë një diskutim të hapur me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku do të ndajë përvojën e tij në fushën e përkthimit akademik dhe do të trajtojë sfidat me të cilat është përballur.
Kjo është një mundësi e veçantë për të thelluar njohuritë dhe për të diskutuar vështirësitë dhe sfidat që hasen gjatë përkthimit të materialeve akademike.
Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar nga profesor Blendi Lami!