Tirana u shpall Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 (EYC 2022) – një titull që u dha nga Forumi Rinor Evropian (European Youth Forum) për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe për të forcuar identitetin evropian.
Në 2022, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” solli për rininë shqipëtare 8 programe dhe mijëra mundësi për fuqizimin dhe aktivizimin e tyre. Nën sloganin Activate Youth, këto programe shërbyen për t’i dhënë prioritet fushave, veprimtarive, projekteve dhe iniciativave rinore të këtij viti kaq të veçantë për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
Qyteti i Tiranës, në një vrull të plotë kulturor, solli së bashku për disa ditë të rinj frankofonë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Projekti synoi të krijojë një hapësirë shkëmbimi mes këtyre të rinjve në një atmosferë miqësore duke përdorur gjuhën frënge si mjet komunikimi.
Një gamë e gjerë aktivitetesh iu ofruan pjesëmarrësve mbi temat e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit rajonal, duke filluar nga organizimi i seminareve për krijimin e posterave të dialogut ndërkulturor, deri në prodhimin e videove të mesazheve të paqes në rajon dhe aktivitete të tjera kulturore.
Gjithçka u finalizua me një stil të lartë, në një mbrëmje gala që bashkoi idetë dhe energjitë e frankofonëve të rinj.
Njoftime Aktivitete Aktivitete