Bashkia Tiranë dhe Tirana European Youth Capital 2022

Tirana u shpall Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 (EYC 2022) – një titull që u dha nga Forumi Rinor Evropian (European Youth Forum) për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në shoqëri dhe për të forcuar identitetin evropian.

Në 2022, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” solli për rininë shqipëtare 8 programe dhe mijëra mundësi për fuqizimin dhe aktivizimin e tyre. Nën sloganin Activate Youth, këto programe shërbyen për t’i dhënë prioritet fushave, veprimtarive, projekteve dhe iniciativave rinore të këtij viti kaq të veçantë për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Në këtë kuadër, Grupi Jo Formal: Klubi studentor i Artit dhe i Muzikës i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës me kryetar studenten Stelina NDREU, fitoi projektin me titull: “Festivali i të Rinjve të Ballkanit Perëndimor”, si pjesë e programit (5) Rinia dhe Diversiteti.

  • Projekti u shpall fitues: Maj 2022
  • Projekti u realizua: Mars 2023

Koncepti i përgjithshëm:

Qyteti i Tiranës, në një vrull të plotë kulturor, solli së bashku për disa ditë të rinj frankofonë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Projekti synoi të krijojë një hapësirë ​​shkëmbimi mes këtyre të rinjve në një atmosferë miqësore duke përdorur gjuhën frënge si mjet komunikimi.

Një gamë e gjerë aktivitetesh iu ofruan pjesëmarrësve mbi temat e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit rajonal, duke filluar nga organizimi i seminareve për krijimin e posterave të dialogut ndërkulturor, deri në prodhimin e videove të mesazheve të paqes në rajon dhe aktivitete të tjera kulturore.

Gjithçka u finalizua me një stil të lartë, në një mbrëmje gala që bashkoi idetë dhe energjitë e frankofonëve të rinj.

Njoftime     Aktivitete     Aktivitete

Foto mbi aktivitetet e zhvilluara