Departamenti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, do të zhvillojë seanca trajnimesh lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie “Use of Artificial Intelligence in the English Language Classroom.” Ky program dëshmon angazhimin e Fakultetit për inovacion akademik dhe cilësi në formimin e mësuesve. Nën drejtimin e Dr. John Gibbons, programi ofron trajnim të strukturuar mbi integrimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale në mësimdhënien e...Lexo më shumë
Në kuadër të ciklit “Zëra hispanikë”, sot studentët e Departamenti i Gjuhes Spanjolle. FGJH. UT dhe @Departamenti i Gjuhës Angleze morën pjesë në një leksion të hapur dedikuar kulturës dhe historisë së Guatemalës, një vend me trashëgimi të pasur dhe identitet të veçantë në botën hispanike. Gjatë prezantimit, u trajtuan aspekte të rëndësishme të civilizimit maja, një nga qytetërimet më të lashta dhe më të zhvilluara të Amerikës Qendrore, si...Lexo më shumë
🎓 Përfundoi me sukses trajnimi online me 20 kredite me temë: “Menaxhimi i klasës dhe konflikteve – Mirëqenia e nxënësve në klasë” nga Prof. Asoc. Dr. Leonora Xhori. Me angazhim maksimal dhe pjesëmarrje aktive, punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar përmbyllën me sukses këtë trajnim profesional, i cili synoi fuqizimin e tyre me strategji bashkëkohore për menaxhimin efektiv të klasës dhe promovimin e mirëqenies në mjedisin shkollor. Gjatë zhvillimit të modulit...Lexo më shumë
Grupi kërkimor-mësimor “Gjuhësi dhe Komunikim” i Departamentit të Gjuhës Gjermane, FGJH-UT, ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e monografisë shkencore: “Eqrem Çabej në albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access, mbi materiale autentike të papublikuara më parë, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs – Tübingen, Prof. Hermann Ölberg – Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz – Leipzig).” Në këtë monografi, figura e Eqrem Çabejt...Lexo më shumë
Më 27 shkurt, në Pallatin e Sportit në Durrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT ju pret në Panairin WORK & STUDY. Nëse je maturant nga Durrësi apo Shijaku, kjo është mundësia jote për t’u njohur me: ✔️ Programet e studimit në gjuhë të huaja ✔️ Mundësitë e punësimit ✔️ Mobilitetet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare E ardhmja jote fillon me një zgjedhje të informuar. Shihemi më 27 shkurt! 🎓Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.