🏫 FGJH-UT po mirëpret maturantë dhe të rinj nga Tirana dhe zona të ndryshme të vendit në kuadër të Panairit “Work & Study 2026”, i cili po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë këtij panairi, prezantohen programet e studimit, mundësitë akademike dhe mbështetja e vazhdueshme që ofron fakulteti për studentët e tij. 🤝 Një tjetër hap për të qenë pranë të rinjve dhe për t’i orientuar drejt zgjedhjeve...Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës vijon të tregojë angazhimin e tij për mirëqenien e stafit dhe studentëve përmes aktiviteteve me vlerë informuese dhe sensibilizuese. Në këtë kuadër, do të zhvillohet një takim informues mbi shëndetin dhe mirëqenien e gruas, një temë me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë akademik. ✨ “Kur një grua kujdeset për shëndetin e saj, ajo fuqizon jo vetëm veten, por edhe gjithë...Lexo më shumë
Në kuadër të projektit UT-KEI “Transformimi i mësimdhënies në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm: Politikat dhe strategjitë e formimit universitar fillestar dhe të vazhduar të mësuesve. Problematikat aktuale dhe propozime vizionare mbi profesionin e mësuesit”, do të organizohet një workshop në datën 27 mars 2026, në orën 09:00, në Sallën Rozafa. Ky aktivitet zhvillohet si pjesë e veprimtarive të parashikuara në projekt dhe synon të prezantojë rezultatet e arritura deri...Lexo më shumë
Më 12 mars 2026, në ambientet e bibliotekës e Institutit të Arkeologjisë, në Godinën e Instituteve Albanologjike, u zhvillua promovimi i monografisë shkencore të realizuar në kuadër të projektit kërkimor të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) me titull: “Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me...Lexo më shumë
Në ambientet e Bibliotekës “Rozafa”, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, studentë dhe pedagogë u bënë pjesë e një takimi të veçantë me shkrimtarin dhe studiuesin Virion Graçi, të mbledhur nën tematikën “Shtatë dritare si kujtesë epokash”. Gjatë bashkëbisedimit, autori ndau me të pranishmit reflektime mbi romanin e tij “Shtatë dritaret”, duke u ndalur te temat e kujtesës, historisë dhe përvojës njerëzore, si dhe mbi rolin e letërsisë në...Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.