BOTIMET E REJA PRINT TË REVISTËS SHKENCORE TË FGJH

📚 Numrat 11 dhe 12 të Revistës Shkencore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, tashmë të botuar në formatin print.
Me kënaqësi prezantojmë dy botimet më të fundit të revistës, një hapësirë akademike për kërkimin shkencor, shkëmbimin e ideve dhe promovimin e studimeve bashkëkohore në fushën e gjuhëve, letërsisë, përkthimit, interpretimit dhe disiplinave të lidhura me to.
🖋️ ISSN Print: 2664-7346
🌐 ISSN Online: 3135-9744
📖 Botim gjashtëmujor | 2 numra në vit
🌍 Artikuj në shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht
Botimi i Nr. 11 dhe Nr. 12 dëshmon vijimësinë e punës editoriale dhe përkushtimin për një revistë gjithnjë e më të konsoliduar në hapësirën akademike dhe kërkimore.
Scientific Journal of the Faculty of Foreign Languages
University of Tirana