Studentët u njohën me 10 Klubet Studentore që ofrohen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Studentët u inkurajnuan të marrin pjesë në këto klube ekstrakurrikulare që do t’i shtojnë vlerë jetës akademike në FGJH.
Gjatë këtij takimi, studentët bashkëbiseduan me Prof. Marlind Pelushi rreth sportit dhe ndikimit të tij në shendetin tonë. Ndërkohë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe- imunologe, u foli studentëve për llojet, shkaktarët dhe parandalimin e alergjive, ushqyerjen e shëndetshme, jetën aktive, peshën globale që mbart asthma në tërësinë e shëndetit publik, ndikimin ealergjive mbi shëndetin mendor dhe rolin e sëmundjeve alergjike mbi stresin, ankthin, izolimin social dhe depresionin.



