Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
📚 Dita Botërore e Librit & e Drejtës së Autorit | 29 Prill 2025
Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, muajit të Panaireve të librit, më datë 29.04.2025, grupi mësimor-kërkimor në Departamentin e Gjuhëve Sllave e Ballkanike, Dega e Gjuhës Turke, organizoi bashkëbisedimin me temë “Përkthimi i veprave filozofike dhe fetare
🗣️ I ftuar nderi ishte Z. Adnan Shala, filozof, përkthyes dhe drejtor i Institutit për Studime Humane “Hasan Tahsin” në Kosovë, aktualisht kandidat për doktoraturë në Filozofinë Turke dhe Islame në Universitetin Medeniyet të Stambollit, me përvojë të gjatë si ligjërues në akademi të ndryshme filozofike dhe edukative, dhe trajnues për orientim në karrierë.
Gjatë takimit me studentët dhe pedagogët e gjuhës turke, z. Shala ndau reflektime mbi:
🔹 Rëndësinë e njohjes së thellë të gjuhës amtare dhe të huaj në përkthim
🔹 Përdorimin korrekt të termave shqip përballë alternativave të huaja
🔹 Diferencimin e kuptimeve në tekstet filozofike e fetare përmes kontekstit
📖 Z. Shala ka përkthyer një sërë autorësh të rëndësishëm nga mendimi turk, islam dhe modern si:
Nevzat Tarhan, Kemal Sayar, Sezai Karakoç dhe Atasoy Müftüoğlu.
🎁 Në përmbyllje, ai dhuroi për të gjithë të pranishmit një nga veprat e tij më të fundit të përkthyera në shqip dhe inkurajoi studentët të lexojnë dhe studiojnë me pasion për t’u bërë përkthyes të denjë të mendimit.
#FGJH #DitaENLibrit #Përkthimi #GjuhaTurke #DepartamentiGjuhëveSllaveDheBallkanike #LexojeBotën #EdukimiQëFrymëzon