“From Words to Worlds: A Training School of Lexical Innovation”
Departamenti i Gjuhës Angleze mirëpriti ditën e parë të aktivitetit “From Words to Worlds: A Training School of Lexical Innovation”, që po zhvillohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, me angazhimin e anëtarëve të Departamentit në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti akademik.
🔹 Moduli i parë – “Fundamentals of Neology” u udhëhoq nga Prof. Judit Freixa, Universitat Pompeu Fabra, dhe Prof. Cécile Poix, Université de Lyon.
Gjatë modulit, pjesëmarrësit eksploruan mënyrën se si gjuhët ndryshojnë dhe zhvillohen përmes krijimit, përshtatjes dhe përvetësimit të fjalëve të reja, duke u ndalur në:
• neologjizmat dhe vendin e tyre në leksik;
• proceset e formimit të fjalëve të reja;
• inovacionin morfologjik, fonologjik, sintaksor dhe semantik;
• huazimet gjuhësore dhe dimensionet e tyre sociolinguistike;
• funksionet dhe rolin pragmatik të neologjizmave në komunikim.
✨ Dita e parë u karakterizua nga diskutime të frytshme, shkëmbim përvojash dhe perspektiva të reja mbi ndryshimin gjuhësor dhe inovacionin leksikor.
Kjo veprimtari përbën një mundësi të rëndësishme për bashkëpunimin akademik ndërkombëtar dhe pasurimin e kërkimit shkencor në fushën e gjuhësisë, leksikologjisë dhe neologjisë.
🌍 From Words to Worlds – Exploring how language evolves.










