Dita e tretë e javës së orientimit

Sot më datë 09.10.2024,
Vijuam me ditën e tretë të
javës së orientimit për studentët e vitit të parë, ku studentët u njohën me përfaqësueset e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik. 

Fakulteti ynë nëpëmjet Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik mbështet studentët e tij të rinj si edhe ata që ndjekin tashmë studimet  në këtë fakultet me trajnime të ndryshme gjatë gjithë vitit akademik. 

Këto trajnime: 

  • U vijnë në ndihmë studentëve për të përforcuar aftësitë digjitale, të mësimnxënies, të kërkimit, të prezantimit të projekteve;​ 
  • Ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin profesional, me mentorim dhe mundësi për të mësuar nga ekspertët; 
  • Kanë për qëllim zgjerimin e rrjetit të kontakteve me biznese dhe kompani të ndryshme; 
  • Synojnë rritje profesionale etj. 

Studentët u njohën gjithashtu me rolin e Degës së Projekteve, me mundësitë e angazhimit në projekte të ndryshme mësimore dhe kërkimore. Këto projekte ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të zbatuar teoritë e mësuara në praktikë, si dhe për të zhvilluar aftësi të reja dhe përvoja të vlefshme.         

Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e angazhimit në aktivitete dhe mundësitë që ofrohen për të kontribuar në projekte që kanë impakt në komunitet dhe në zhvillimin profesional. 

 Ne besojmë në potencialin e studentëve tanë dhe synojmë ti mbështesim ata në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit.