Më 09.02.2022 në Ditën Botërore të Gjuhës Greke, Departamenti i Gjuhës Greke në bashkepunim me Fondacionin e kulturës dhe gjuhës greke organizoi një aktivitet, në të cilin përshëndetën znj.Ambasadore e Greqisë në Tiranë Sophia Filippidou, znj. Dekane Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha, Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke znj. Sofia Delijorgji. Prof. Asoc. Dr Malkena Nika mbajti referatin me temë “Perceptimi I letërsisë greke të përkthyer në Shqipëri” ndërsa Dr. Elvis Bramo referoi temën “Vlera diakronike e gjuhës greke”. Një përshëndetje të veçantë në lidhje online bëri edhe Kryetari i Fondacionit të kulturës dhe gjuhës greke zoti Nikos Koukis.
Të ftuarit e pranishëm theksuan rolin dhe rëndësinë e gjuhës greke në konsolidimin dhe zhvillimin e kulturës evropiane dhe botërore. Studentët e Departamentit të Gjuhës Greke janë ata që me studimet e tyre bëhen mediatorë të komunikimit ndërkulturor, përkthyes dhe studiues të veprave të autorëve klasikë e modernë të filozofisë, artit shkencës dhe letërsisë greke.
Mundësitë e studentëve dhe kolegëve të Departamentit të Gjuhës Greke për të studiuar dhe shkëmbyer përvoja me universitetet greke janë të shumta dhe së shpejti do të realizohet edhe një diplomë e përbashkët me Universitetin Ionio të Korfuzit për studentët në degën e përkthimit në gjuhën greke dhe atë angleze.



