Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Edukimi Gjithëpërfshirës në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze

Më datë 27 Tetor 2025, Grupi Mësimor–Kërkimor i Didaktikës zhvilloi me sukses aktivitetin me temë: “Takim me studentët e ciklit Master dhe Doktoraturë mbi pjesëmarrjen në konferenca dhe botimet shkencore”. Ky aktivitet synoi të informojë dhe udhëzojë studentët mbi mënyrat efektive të përfshirjes në jetën akademike, duke përfshirë pjesëmarrjen në konferenca shkencore dhe publikimet në revista të specializuara. Studentët u njohën gjithashtu me konferenca të ardhshme që do të zhvillohen, si dhe me revista akademike ku mund të publikojnë punimet e tyre, duke u mundësuar një orientim konkret drejt botimeve dhe prezantimeve shkencore.

Gjatë takimit, studentët morën pjesë në diskutime dhe pyetje-përgjigje mbi përvojat dhe sfidat që lidhen me aktivitetin shkencor, duke përfituar këshilla praktike për përgatitjen e prezantimeve dhe artikujve akademikë. Ky aktivitet krijoi një hapësirë frymëzuese për shkëmbim ideash dhe motivoi pjesëmarrësit për të rritur përfshirjen e tyre në botën akademike, duke nxitur zhvillimin profesional dhe kërkimor të studentëve të ciklit Master dhe Doktoraturë.