🎓 BACHELOR NË GJUHË ANGLEZE

Profil: “Studime Britanike dhe Amerikane”
Një program studimi që ndërthur gjuhën, letërsinë, historinë, kulturën dhe qytetërimin britanik e amerikan, duke të ofruar një formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar.
Gjatë 3 viteve të studimit, do të zhvillosh njohuri të përparuara në gjuhën e shkruar dhe të folur, si dhe në fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe studimeve britanike e amerikane.
📚 Programi të mundëson të:
• përfitosh njohuri të përparuara në studimet dhe qytetërimin britanik e amerikan;
• thellosh njohuritë mbi gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën;
• zhvillosh aftësi të komunikimit në kontekste dhe fusha të ndryshme;
• zhvillosh aftësi për analizë dhe mendim kritik;
• përmirësosh aftësitë në mësimdhënie dhe zhvillim profesional;
• zotërosh në nivel të përparuar gjuhën e huaj të dytë.
✨ 3 vite studim. Njohuri. Aftësi. Profilizim në Studime Britanike dhe Amerikane.
📍 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhës Angleze
#BachelorNëGjuhëAngleze #StudimeBritanikeDheAmerikane #FakultetiIGjuhëveTëHuaja #DepartamentiIGjuhësAngleze #UniversitetiITiranës #StudimeUniversitare