🎓 Ceremonia e ndarjes së certifikatave për përkthyesit e trajnuar

NĂ« Fakultetin e GjuhĂ«ve tĂ« Huaja, Universiteti i TiranĂ«s, u zhvillua ceremonia e ndarjes sĂ« certifikatave pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit qĂ« pĂ«rfunduan me sukses Programin e Formimit tĂ« Vazhduar “PĂ«rkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet Universitetit tĂ« TiranĂ«s dhe MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«.

Gjatë ceremonisë u certifikuan pjesëmarrësit që ndoqën modulet:

📖 Përkthim teknik në fushën e legjislacionit të Bashkimit Evropian;
📖 Përkthim teknik në fushën e së drejtës penale.

Ceremonia u pĂ«rshĂ«ndet nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit tĂ« GjuhĂ«ve tĂ« Huaja, Universiteti i TiranĂ«s e cila theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e zhvillimit tĂ« kompetencave profesionale nĂ« fushat e specializuara tĂ« pĂ«rkthimit, veçanĂ«risht nĂ« pĂ«rkthimin zyrtar, si dhe rolin e Fakultetit tĂ« GjuhĂ«ve tĂ« Huaja nĂ« pĂ«rgatitjen e specialistĂ«ve tĂ« aftĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nevojave tĂ« institucioneve publike dhe proceseve tĂ« pĂ«rafrimit tĂ« legjislacionit shqiptar me “Acquis Communautaire” tĂ« Bashkimit Evropian.

Prof. Dr. Anila Paparisto, Zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës, e vlerësoi programin si një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe si një shembull konkret i laboratorit të gjallë dhe të kontributit të universitetit në formimin profesional gjatë gjithë jetës.

Znj. Vilma Xhullima, Përgjegjëse e Sektorit të Përkthimit Zyrtar për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë, vlerësoi rezultatet e këtij bashkëpunimi dhe nënvizoi rëndësinë e përditësimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të përkthyesve zyrtarë për garantimin e shërbimeve me standarde të larta profesionale.

Përmes këtij programi, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja riafirmon misionin e tij si qendra kryesore akademike për formimin e përkthyesve dhe interpretëve në Shqipëri, duke vënë në dispozicion ekspertizën e stafit të tij akademik dhe duke kontribuuar në rritjen e cilësisë së përkthimit në fusha me rëndësi strategjike për institucionet, drejtësinë dhe integrimin evropian të vendit.

👏 Urime të gjithë pjesëmarrësve për përfundimin me sukses të moduleve programit dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional!

📌 Duke nisur nga shtatori, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të vijojë me module të reja të formimit të vazhduar në fusha të specializuara të përkthimit teknik. Ftojmë përkthyesit, profesionistët e gjuhëve të huaja dhe të gjithë të interesuarit të ndjekin njoftimet tona dhe të bëhen pjesë e mundësive të reja për formim dhe specializim profesional.