Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ju fton të ndiqni konkursin akademik “Doktorata ime në 3 minuta”, ku doktorantët do të prezantojnë kërkimin e tyre shkencor në vetëm 3 minuta video përpara jurisë dhe publikut.
 24 Qershor 2026
 Ora 11:00
 Salla “Evropa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT
 Ndiqeni online: https://meet.google.com/cnc-tbjc-txo
Aktiviteti synon të promovojë komunikimin shkencor, kërkimin doktoral dhe aftësitë e prezantimit akademik, duke vlerësuar prezantimin më të mirë doktoral të vitit në FGJH.
Ju mirëpresim!


