Në ditën e katërt të programit të mirëseardhjes, studentët e vitit të parë u njohën me struktura të rëndësishme të Fakultetit, të cilat i mbështesin në aspekte të ndryshme të jetës së tyre akademike dhe studentore.
Gjatë takimit u prezantuan:
🔹 Sekretaria Mësimore, me procedurat akademike dhe administrative që studentët duhet të njohin gjatë studimeve;
🔹 Zyra e Psikologut, me shërbimin e këshillimit dhe mbështetjes për studentët;
🔹 Koordinatorët e Klubeve Studentore, të cilët prezantuan klubet, aktivitetet dhe mundësitë që studentët kanë për t’u angazhuar në jetën sociale, kulturore dhe akademike të Fakultetit.
🔹 Këshilli Studentor, i cili prezantoi rolin e tij në përfaqësimin e studentëve dhe në nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën universitare;
🤝 Përmes këtyre takimeve, studentët jo vetëm marrin informacionin që u nevojitet për të orientuar më lehtë hapat e tyre në Fakultet, por njihen edhe me mundësitë për t’u përfshirë, bashkëpunuar dhe për të qenë pjesë aktive e komunitetit të FGJH-së.
💙 Mirë se vini në FGJH! Java e Orientimit vazhdon!
#FGJH #UniversitetiiTiranës #JavaeOrientimit #StudentëtERinj #VitiAkademik2026_2027 #JetaStudentore #MirëSeViniNëFGJH








