Në kuadër të programit të doktoraturës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, zhvillon më 20 maj Ditën Studimore me studentët doktorantë dhe të nivelit Master, me temën:
🌍 “Projektet COST – Ura bashkëpunimi shkencor ndërkombëtar: Hartimi i një projekti kërkimor, nga ideja tek projekt-propozimi”
Aktiviteti do të drejtohet nga studiuesja e mirënjohur në fushën e projekteve COST, Prof. Dr. Ema Kristo, Departamenti i Gjuhës Gjermane, FGJH, UT.
📍 Vendndodhja: Laboratori shkencor DiPLLing, nr. 210, godina B, FGJH
🕥 Ora: 10:30
Ftohen të marrin pjesë studentët doktorantë dhe studentët e Masterit të FGJH, UT.
📌 Konfirmoni pjesmarrjen tuaj në Degën e Kërkimit Shkencor, pasi vendet janë të kufizuara.


