🎓 NJË TJETËR ARRITJE NË STUDIMET DOKTORALE NË FGJH

Sot, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, doktorantja Alma Beqaj mbrojti me sukses disertacionin e saj për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, me temë:
“Probleme dhe vështirësi të mësimit të gjuhës së huaj: Rasti i studentëve shqiptarë të spanjishtes”
Disertacioni u realizua nën drejtimin shkencor të Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj.
Studimi ofron një analizë përshkruese dhe sasiore të mënyrave dhe metodave të përdorura në mësimdhënien e gjuhës së huaj, me fokus te gjuha spanjolle, duke identifikuar dhe analizuar vështirësitë që hasin studentët shqiptarë gjatë procesit të mësimit të spanjishtes në arsimin universitar në Shqipëri.
Nëpërmjet rezultateve të kërkimit evidentohen faktorë dhe problematika që lidhen me procesin e mësimdhënies dhe të nxënit të gjuhës spanjolle, duke ofruar një bazë për reflektim dhe përmirësim të praktikave pedagogjike.
Rezultatet dhe rekomandimet e studimit mund të kontribuojnë në përmirësimin e procesit të mësimit dhe mësimdhënies së gjuhës spanjolle, si dhe të shërbejnë si referencë për studime dhe praktika të mëtejshme në mësimdhënien e gjuhëve të huaja.
👏 Urime të përzemërta znj. Alma Beqaj për këtë arritje akademike dhe për përfundimin me sukses të rrugëtimit të saj doktoral!
I urojmë suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore!