Bachelor në “Studime ndërkulturore e përkthimore në Gjuhë Ruse”

Bachelor në “Studime ndërkulturore e përkthimore në Gjuhë Ruse”
Titulli akademik i studimit Bachelor në "Studime ndërkulturore e përkthimore në Gjuhë Ruse"
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Rusisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në “Studime Ndërkulturore e Përkthimore në Gjuhë Ruse” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike dhe synon të formojë specialistë të aftë në gjuhën, kulturën dhe komunikimin ndërkulturor rus, të pajisur me kompetenca të thelluara përkthimore, kulturore dhe profesionale, të nevojshme për të vepruar në një shoqëri gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht. Programi synon të:

● ofrojë njohuri të qëndrueshme gjuhësore dhe kulturore në gjuhën ruse, duke përfshirë aspektet bashkëkohore të komunikimit dhe diskursit;

● zhvillojë aftësi të avancuara për përkthim dhe ndërmjetësim kulturor, në fusha si media, diplomaci, turizëm, arsim, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare;

● nxisë kompetencën ndërkulturore dhe mendimin kritik, për të kuptuar dhe ndërvepruar me sukses në mjedise shumëkulturore;

● përgatisë studentët për vazhdim studimesh në ciklin e dytë ose për integrim të menjëhershëm në tregun e punës si përkthyes, redaktorë, komunikues ndërkulturorë apo specialistë në fushat e bashkëpunimit ndërkombëtar;

● kontribuojë në forcimin e urave kulturore, akademike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe vendeve rusishtfolëse.

Objektivat Strategjikë të Programit

● Forcimi i kompetencave gjuhësore dhe komunikative: arritja e një niveli të avancuar (B2–C1 sipas KER) dhe komunikim i saktë, i përshtatshëm dhe ndërkulturor.

● Zhvillimi i kompetencës përkthimore dhe ndërkulturore: formimi i përkthyesve dhe ndërmjetësve kulturorë kompetentë në tekste kulturore, diplomatike, ekonomike, turistike dhe mediatike.

● Integrimi i dimensionit praktik dhe profesional: peshë e shtuar e lëndëve praktike dhe praktikave profesionale në bashkëpunim me institucione publike e private.

● Zhvillimi i kërkimit shkencor dhe ndërdisiplinor në gjuhësinë ruse, përkthimin dhe komunikimin ndërkulturor.

● Përdorimi i teknologjive të reja në arsim dhe përkthim, përfshirë mjetet CAT (Wordfast, Trados).

● Zgjerimi i bashkëpunimeve akademike dhe ndërkombëtare përmes programeve Erasmus+ dhe projekteve dypalëshe.

Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tre) viteve të studimit, synon:

● Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar dhe të folur, si dhe të kulturës ruse;

● Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, Gjuhës C;

● Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (Gjuhës A);

● Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;

● Aftësimin për të kryer përkthim dhe interpretim sipas standardeve bashkëkohore në fusha të ndryshme tematike;

● Aftësimin për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe mjetet e përkthimit të asistuar nga kompjuteri (CAT tools).

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studentët e diplomuar në programin Bachelor në “Studime Ndërkulturore e Përkthimore në Gjuhë Ruse” mund të punësohen si përkthyes, këshilltarë apo ndërmjetës kulturorë në:

● institucione publike dhe private;

● organizata ndërkombëtare, ambasada dhe konsullata;

● kompani media dhe televizione lokale;

● shtëpi botuese dhe agjenci shërbimesh publike;

● qendra kulturore dhe agjenci turistike;

● biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në vetëpunësim si përkthyes të lirë.

Studime të mëtejshme

Diploma Bachelor në “Studime Ndërkulturore e Përkthimore në Gjuhë Ruse” jep mundësi studimi të mëtejshëm në Ciklin e Dytë të Studimit, në fusha si përkthim-interpretim, komunikim turistik, si dhe në degët e shkencave humane dhe të komunikimit.

Bashkëpunime ndërkombëtare dhe programi Erasmus+

Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike ka një bashkëpunim të frytshëm me institucione në Bullgari nëpërmjet programit Erasmus+, si dhe marrëveshje me universitete të tjera evropiane që ofrojnë programe të ngjashme (p.sh. në Francë, Belgjikë dhe Itali), duke u mundësuar studentëve dhe pedagogëve mobilitet akademik dhe pjesëmarrje në shkëmbime ndërkulturore.

PLANI MËSIMOR Bachelor në “Studime ndërkulturore e përkthimore në Gjuhë Ruse”

PLANI MËSIMOR
BACHELOR NË “STUDIME NDËRKULTURORE E PËRKTHIMORE NË GJUHË RUSE”
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë shqipe e aplikuar 5 I 50
2. Gjuhë ruse I (Gramatikë dhe Fonetikë) 8 I 80
3. Aftësi komunikimi në gjuhën B 4 I 40
4. Hyrje në studime gjuhësore 4 I 40
5. Fonetikë dhe dëgjim i gjuhës B 4 I 40
6. Gjuhë e huaj C (1) 4 I 48
SEMESTRI II
7. Gjuhë Ruse II (Leksik dhe Sintaksë) 8 II 80
8. Studim teksti në gjuhën B 5 II 50
9. Praktikum i gjuhës (B) 6 II 60
10. Gjuhë e huaj C (2) 4 II 48
11. Hyrje në komunikim ndërkulturor 4 II 40
12. Lëndë me zgjedhje* 1) Sporte; 2)Art dhe Kulturë në gjuhën B; 3)Shkrim Akademik 4 II 40
Gjithsej 60 616
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë ruse III (Diskurs dhe tekst) 8 I 80
2. Semantikë e gjuhës B       4 I 40
3. Linguokulturologji 4 I 40
4. Gramatikë e gjuhës B (morfologji +sintaksë) 6 I 60
5. Qytetërim dhe Histori e Rusisë 4 I 40
6. Gjuhë e huaj C (3) 4 I 48
7. Lëndë me zgjedhje* 2 4 I 48
SEMESTRI II
8. Gjuhë ruse IV (Diskurs akademik dhe profesional) 6 II 60
9. Stilistikë dhe kulturё e gjuhës B 4 II 40
10. Gjuhë ruse në komunikim përmes imazhit 4 II 40
11. Letërsi ruse 1     4 II 40
12. Gjuhë e huaj C (4) 4 II 48
13. Lëndë me zgjedhje* 3 4 II 48
Gjithsej 60 632
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Letërsi ruse 2       4 I 40
2. Teori dhe praktikë përkthimi B-A/A-B 6 I 60
3. Gjuhë e huaj për qëllime specifike 6 I 60
4. Gjuhë e huaj C (5) 4 I 48
5. Lëndë me zgjedhje* 4 4 I 48
6. Përkthim profesional B-A, A-B   4 I 40
SEMESTRI II
7. TIK për Gjuhë dhe Përkthim (CAT Tools,Wordfast, Trados)  4 II 40
8. Përkthim tekstesh mediatike 4 II 40
9. Interpretim konsekutiv B-A/A-B 6 II 60
10. Gjuhë e huaj C (6) 4 II 48
11. Lëndë me zgjedhje* 5 4 II 48
12. Praktikë profesionale 4 II 40
13. Detyrim përmbyllës (Diplomë ose provim) 6 II 60
Gjithsej 60 632
Gjithsej në 3 vite 180 1880
*Shënim: Gjuha A (gjuha shqipe); Gjuha B (gjuha e huaj e parë aktive) - rusisht; Gjuha C (gjuha e huaj e dytë pasive); - anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, turqisht, greqisht, bullgarisht, ukrainisht) Gjuha D (gjuha e huaj e tretë pasive); anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, turqisht, greqisht, bullgarisht, ukrainisht) * Lëndë me zgjedhje 1 (LMZ): 1) Sporte; 2)Art dhe Kulturë në gjuhën B; 3)Shkrim Akademik * Lëndë me zgjedhje 2, 3, 4, 5 – Gjuhë D