Në datën 12 Prill,mirëpritëm në ambientet e Dekanatit të FGJH-së kolegë nga Universiteti i Nantës në Francë, ekspertë në ofrimin e programeve pluridisiplinare të digjitalizuara. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të projektit Erasmus +, bashkëpunimit midis Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Tiranës me Universitetin e Nantës i cili sjell këtë javë (11- 16.04.2022) përvojën akademike franceze në kontekstin e digjitalizimit (jo thjesht mësimdhënien online).
Qëllimi i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit institucional ndërmjet palëve si edhe shqyrtimi i pistave të bashkëpunimit në angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore. Nga pala franceze, në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e Institutit të Gjeografisë dhe Menaxhimit IGARUN të Universitetit të Nantës si dhe të njësisë së digjitalizimit UN e-SEA të cilët do të mbajnë dy leksione të hapura mbi teknikat e digjitalizimit të mësimdhënies në universitet. Nga pala e UT-së, Zv. Dekania për Marrëdhëniet ndërkombëtare, Zj.Drita RIRA, Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Frënge, Zj. Alba FRASHËRI, Përgjegjësi i Departamentit të Gjeografisë, Z.Romeo HANXHARI, të cilët u shprehën të gatshëm për vijimësinë e bashkëpunimit mes palëve.
Kjo nismë bashkëpunimi mbështetet edhe nga Ambasada e Francës në Shqipëri si edhe Zyra Kombëtare e AUF në Shqipëri.