Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Projekti “Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans (DiLanEdu-WB)” synon të mbështesë transformimin digjital të studimeve dhe edukimit gjuhësor në universitetet e Ballkanit Perëndimor. Projekti është konceptuar si një nismë ndërkombëtare bashkëpunimi që adreson nevojën për integrimin e teknologjive moderne në procesin e mësimdhënies, të nxënit dhe kërkimit shkencor në fushën e gjuhëve.
Në kuadër të projektit po realizohen aktivitete për analizimin e nevojave institucionale, përditësimin e kurrikulave universitare, zhvillimin e moduleve dhe materialeve mësimore digjitale, si dhe krijimin e laboratorëve të specializuar për edukimin dhe kërkimin gjuhësor. Një rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të kompetencave digjitale të stafit akademik dhe studentëve, si dhe përdorimit të metodave inovative në mësimdhënien e gjuhëve.
Departamenti i Gjuhës Greke i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, merr pjesë aktivisht në zbatimin e projektit përmes përfshirjes në aktivitetet akademike, trajnimet ndërkombëtare, zhvillimin e materialeve mësimore dhe kontributit në modernizimin e studimeve gjuhësore në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë.
Projekti kontribuon në forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe në krijimin e një mjedisi inovativ për mësimdhënien dhe studimin e gjuhëve në epokën digjitale.
Produkte të projektit
Link: https://dilanedu-wb.eu/
