Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Angleze

Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Angleze

Kryetar : Prof. Assoc. Dr. Elvana Shtëpani

Email: [email protected]

 

AKTIVITET i GRUPIT MËSIMOR-KËRKIMOR TË DIDAKTIKËS 

Më datë 23 qershor 2025, Grupi Mësimor-Kërkimor i Didaktikës, pranë Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, organizoi me sukses takimin informues me temë: “Sfidat e përgatitjes së temës së masterit dhe udhëzime mbi prezantimin final të punimit.” 

Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarë të stafit akademik dhe studentë të ciklit të dytë të studimeve, të cilët treguan interes të lartë dhe angazhim aktiv për temat e trajtuara. Qëllimi kryesor i takimit ishte ofrimi i udhëzimeve praktike dhe orientimeve të qarta për përgatitjen e tezës së masterit, me fokus të veçantë në procesin e mbrojtjes dhe ndërtimin efektiv të prezantimit final. Pjesëmarrësit reflektuan mbi qasjet metodologjike që ndjekin në punimet e tyre kërkimore dhe u njohën me standardet akademike të kërkuara në këtë nivel studimi. 

E ftuar speciale në këtë veprimtari ishte Ing. Blerina Spahiu, PhD, përfaqësuese e Università degli Studi di Milano-Bicocca, e cila ndau me të pranishmit përvoja konkrete dhe këshilla të vlefshme mbi procesin e grumbullimit dhe analizës së të dhënave. Ajo është pjesë e projektit kërkimor: “Empowering Researchers: Enhancing Research Skills Through the Use of Data Analysis Tools – SPSS”, financuar nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) dhe i zbatuar nga anëtarë të Departamentit të Gjuhës Angleze. Ndërkohë, Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtëpani udhëzoi studentët mbi mënyrën e ndërtimit të një prezantimi akademik të qartë, të strukturuar dhe efektiv, në funksion të një mbrojtjeje të suksesshme të tezës. Diskutimet e hapura dhe pjesëmarrja aktive e studentëve e bënë këtë aktivitet një moment të rëndësishëm mbështetjeje akademike në rrugën drejt përmbylljes me sukses të studimeve master.