Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Angleze

Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Angleze

Kryetar : Prof. Assoc. Dr. Elvana Shtëpani

Email: [email protected] 

Grupi Mësimor-Kërkimor i Didaktikës është i angazhuar në zhvillimin dhe përrmirësimin e praktikave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, me fokus të veçantë në didaktikën e gjuhës angleze. Përmes kërkimit shkencor, bashkëpunimeve akademike dhe aktiviteteve formuese, grupi synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në përgatitjen profesionale të studentëve dhe studiuesve të rinj.

Grupi synon:

  1. Thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përmes zgjerimit të pjesëmarrjes në konferenca, seminare dhe projekte të përbashkëta kërkimore në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe krijimit të partneriteteve të reja me universitete evropiane.
  2. Zhvillimin e mëtejshëm të sesioneve informuese dhe trajnuese, duke organizuar cikle të rregullta për studentët dhe doktorantët mbi metodologjinë e kërkimit, etikën akademike, përdorimin e mjeteve digjitale dhe aftësitë e komunikimit akademik.
  3. Integrimin e teknologjisë dhe medias digjitale në mësimdhënie, përmes zbatimit të strategjive inovative dhe përdorimit të platformave online dhe mjeteve të reja didaktike në mësimdhënien e gjuhëve.
  4. Forcimin e lidhjes me tregun e punës, duke përgatitur studentët për punësueshmëri nëpërmjet workshop-eve të dedikuara, bashkëpunimeve me institucione dhe zhvillimit të projekteve praktike që lidhin kërkimin shkencor me nevojat e realitetit profesional.
  5. Mbështetjen për botime shkencore, duke nxitur pedagogët dhe studentët për publikime në revista të indeksuara ndërkombëtarisht, si dhe duke krijuar një database online për temat e diplomave dhe kërkimeve të realizuara në departament.
  6. Ndërthurjen e qasjeve të reja metodologjike, përmes eksperimentimit me forma dhe metoda inovative në seminare dhe praktikën mësimore, duke pasuruar mjedisin akademik me përvoja të reja pedagogjike.

Puna e deritanishme ka krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të grupit, duke e pozicionuar atë si një qendër të rëndësishme për kërkimin dhe inovacionin në fushën e didaktikës së gjuhës angleze.

AKTIVITETE