Më datë 4 maj 2026, Grupi mësimor-kërkimor i Didaktikës pranë Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, organizoi një seancë informuese me studentët e vitit të tretë Bachelor. Ky takim synoi orientimin e studentëve drejt programit të studimit “Master i Shkencave në Mësuesi Gjuhës Angleze për Arsimin e Mesëm të Lartë”.
Gjatë kësaj seance, studentët u njohën në mënyrë të detajuar me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit, si dhe me mundësitë e shumta për punësim dhe kualifikim profesional që ky profil ofron. Prezantimi shërbeu si një udhërrëfyes për karrierën e tyre të ardhshme në mësimdhënie, duke nxitur një diskutim aktiv për të qartësuar çdo kureshtje mbi rrugëtimin e tyre profesional.
Aktiviteti dëshmoi angazhimin e vazhdueshëm të Departamentit dhe Grupit të Didaktikës në mbështetjen e studentëve për procesin e tyre të formimit dhe integrimit të mëtejshëm akademik. Ky takim ishte pjesë e një sërë iniciativash informuese që synojnë rritjen e cilësisë së komunikimit me studentët mbi kërkesat specifike të programeve Master.





