📚Ditën e enjte, më 30 prill, studentët e vitit të tretë patën kënaqësinë të mirëprisnin pedagogun e historisë, Andi Pinari.
Gjatë këtij takimi, ai ndau përvojën e tij në fushën e turizmit, perspektivat që ofron tregu i punës në këtë sektor, si dhe rolin e studimeve universitare në ofrimin e shërbimeve cilësore.
🗣️Diskutimi u përqendrua gjithashtu në të ardhmen e turizmit, prezantimin e kulturës shqiptare tek vizitorët ndërkombëtarë dhe rëndësinë e rrëfimit në guidë si një element kyç i përvojës turistike.
Falënderojmë z. Pinari për prezantimin frymëzues 🙏, si dhe studentët për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive.





