Departamenti i Gjuhës Angleze organizoi seancën informuese mbi praktikën profesionale/mësimore dhe stazhin profesional

Departamenti i Gjuhës Angleze dhe grupi mësimor i Didaktikës dhe Metodikës organizuan në datën 5 shkurt 2025, një seancë informuese mbi praktikën profesionale/mësimore dhe stazhin profesional.

Me pjesëmarrjen e Znj. Fozilet Simoni, specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ky aktivitet synoi:

Informimin e studentëve të vitit të II Master që fillojnë praktikën profesionale/mësimore.

Shpërndarjen e paketës informuese për studentët e Masterit Shkencor në Mësuesi që do të aplikojnë për Praktikën Profesionale.