Një tjetër mundësi për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, dhe për të nisur rrugëtimin tuaj akademik në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend.
📅 Nga 8 deri më 21 tetor 2026 zhvillohet Raundi III i aplikimeve dhe regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë.
✅ Kandidatët mund të aplikojnë për programet e studimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pavarësisht aplikimeve të kryera në Raundin I dhe II, ndërsa regjistrimet kryhen përmes portalit U-Albania nga sekretaria mësimore.
🌐 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ju ofron programe studimi cilësore, një mjedis ndërkombëtar dhe mundësi të shumta për zhvillim akademik e profesional.
Zgjidhni FGJH. Zgjidhni gjuhët, komunikimin dhe të ardhmen tuaj. ✨
#FGJH #UniversitetiITiranës #Raundi3 #UAalbania #StudioneFGJH #FutureStartsHere


