🎓 Vijon Java e Orientimit për studentët e rinj në FGJH!

Në Ditën e Tretë të Programit të Mirëseardhjes, studentët e vitit të parë patën mundësinë të njihen më nga afër me disa prej strukturave dhe shërbimeve që do t’i shoqërojnë gjatë jetës së tyre universitare.
Gjatë takimit u prezantuan:
🔹 Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, me mundësitë për trajnime, zhvillim dhe aktivitete formuese;
🔹 Zyra e Teknologjisë së Informacionit (IT), me shërbimet dhe mbështetjen teknologjike për studentët;
🔹 Zyra e Protokollit dhe Arkivës, me informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin administrativ;
📚💻 Qëllimi i këtyre takimeve është që studentët e rinj të dinë ku të drejtohen, kë të kontaktojnë dhe cilat shërbime kanë në dispozicion gjatë rrugëtimit të tyre akademik.
💙 Mirë se vini në FGJH! Java e Orientimit vazhdon!
#FGJH #UniversitetiiTiranës #JavaeOrientimit #StudentëtERinj #VitiAkademik2026_2027 #JetaStudentore #MirëSeViniNëFGJH