ON THIS DAY IN LITERATURE | 7 OCTOBER

11
Më 7 tetor 1849, ndërroi jetë Edgar Allan Poe (1809–1849), një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë amerikane dhe një zë i veçantë i letërsisë në gjuhën angleze.
✒️ Poet, shkrimtar dhe kritik letrar, Poe u bë i njohur për veprat e tij të errëta dhe misterioze, si dhe për mënyrën e veçantë se si trajtoi tema si humbja, frika, faji, vdekja dhe misteri.
📚 Ndër veprat e tij më të njohura janë The Raven, The Tell-Tale Heart, The Black Cat, The Fall of the House of Usher dhe The Murders in the Rue Morgue.
Poe konsiderohet figurë e rëndësishme në zhvillimin e *letërsisë gotike, horrorit dhe tregimit modern detektiv*, ndërsa ndikimi i tij vazhdon të ndihet në letërsi dhe në kulturën bashkëkohore.
✨ Nga studentët tanë: që nga The tell-Tale Heart që studiojnë në vitin e parë, deri te The Raven and Annabel Lee në vitin e tretë, Poe të mbetet në mendje përgjithmonë.
📖 Nëse nuk e keni lexuar ende Poe-n, ndoshta sot është dita për të nisur me “The Raven”.
Read. Discover. Explore literature.