Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime  për bursa përmobilitete në Universitetin e La Sapienzës në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT- për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–  Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e mësimdhënies:

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

Kohëzgjatja e bursave:

–   5 ditë + 2 ditët e udhëtimit

Bursat përfshijnë

–  140 EUR në ditë për stafin

–  Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër tëprogramit Erasmus +, nëse po ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1.docx

Afati për aplikim21 prill 2020

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në formation pdf në e-mailin [email protected].