Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Konferenca shkencore “Pasuritë e veçanta materiale dhe jomateriale të Shqipërisë, ofruar për turistët vendas e të huaj”

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, organizon më 29 prill 2026 konferencën shkencore “Pasuritë e veçanta materiale dhe jomateriale të Shqipërisë, ofruar për turistët vendas e të huaj”, në kuadër të projektit PTI të financuar nga AKKSHI “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe marketingu digjital shumëgjuhësh përmes platformës ‘Albania 365’”.

Konferenca do do të mbledhë përfaqësues të institucioneve akademike, publike dhe të sektorit të turizmit, duke synuar të nxisë një diskutim të thelluar mbi potencialin e trashëgimisë materiale dhe jomateriale të Shqipërisë si burim zhvillimi të qëndrueshëm turistik dhe promovimi ndërkombëtar.

Në seancën plenare do të mbajnë ligjërimet kryesore dy keynote speakers të ftuar: Z. Elvis Kotherja, Drejtor Ekzekutiv i Elite Travel Group, i cili do të trajtojë perspektiva praktike mbi zhvillimin e industrisë së turizmit, dhe Z. Enrico Lusso, Kryetar i Programit të Studimit në Gjuhë dhe Kultura për Turizmin, me një analizë mbi trashëgiminë kulturore dhe modelet e valorizimit turistik në kontekstin evropian.

Konferenca synon të krijojë ura bashkëpunimi mes akademisë, institucioneve dhe industrisë së turizmit, duke nxitur ide të reja për promovimin e Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm dhe shumëdimensional.

situs toto