📚 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, mirëpriti sot në ambientet e tij nxënësit e shkollës “Shaban Sheshori” nga Prezë, në kuadër të ditëve të informimit për maturantët.
Gjatë vizitës, maturantët u njohën nga afër me programet e studimit që ofron fakulteti, mundësitë e zhvillimit akademik dhe profesional, si dhe perspektivat që hap studimi i gjuhëve të huaja në tregun e punës. Ata patën gjithashtu mundësinë të vizitojnë infrastrukturën, laboratorët dhe mjediset ku zhvillohet procesi mësimor.
Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku nxënësit shtruan pyetje dhe morën informacion të detajuar nga stafi akademik.
🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, vijon të mbetet i angazhuar në orientimin dhe mbështetjen e maturantëve në zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale.










