Departamenti i Gjuhës Gjermane ka kënaqësinë t’ju informojë, se sot, më 17.05.2023 grupet kërkimore mësimore:
“Qytetërimi i Gjuhës Gjermane”, “Letërsi” dhe “Përkthim” zhvilluan ceremoninë e ndarjes së çmimeve (certifikata dhe çmime simbolike) për fituesit e: Konkursit të Përkthimit dhe Konkursit të Qytetërimit.
Duke falënderuar të gjithë studentët pjesëmarrës dhe kolegët që ndihmuan në përzgjedhje po japim në vijim fituesit:
Në Konkursin e Përkthimit Letrar nga proza e shkurtër e Brehtit [B. Brecht]:
Kategoria B – A:
Vendi I: Ledia Dinoshi, Viti IA (BA)
Vendi II: Ilva Domi, Viti IIID (BA)
Vendi III: Sibora Kuqi, Viti IA (BA)
Kategoria C – A:
Vendi I: Genaida Sina, Viti I (BA-Anglisht)
Vendi II: Markela Qafa Viti I (MA-Anglisht)
Në Konkursin e Qytetërimit “Fjala më e bukur gjermane në fushën e kulturës dhe qytetërimit”:
Vendi I: Klea Duro, Viti I (BA)
Vendi II: Alketa Hoxha Viti I (BA), Mirela Preka Viti I (BA), Irini Doko Viti I (BA).
Vendi III: Gledisa Doda Viti I (BA) , Erdogesa Dunga Viti I (BA).
Vendi IV: Sibora Kuqi Viti I (BA), Ebjana Faslliaj Viti I (BA), Gjyle Llani Viti I (BA).
Departamenti i Gjuhës Gjermane përgëzon fituesit dhe shpreson që veprimtari të tilla të nxisin edhe pjesëmarrjen e studentëve të tjerë në vijim.