Laboratori Kërkimor DiPLLing ,”Didaktikë e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, u hap si një domosdoshmëri për veprimtarinë akademike, didaktike, kërkimore të studiuesve tanë por edhe të studentëve aspirantë për doktorantë.
KY LABORATOR I FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA,UT, SË BASHKU DHE ME LABORATORË TË TJERË, U FINANCUAN NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT NË KUADËR TË PROGRAMEVE TË NDËRKOMBËTARIZIMIT TË UNIVERSITETEVE.
Laboratorë të tillë, të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë digjitale mundësojnë përvetësimin e kompetencave të reja në fushën e Inteligjencës artificiale duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së punës kërkimore shkencore të studiuesve.