25 prill 2025
Në vijim të mbështetjes së Programit të Doktoraturës, zhvilluam sot Ditën Studimore me temë: “Aksesimi i literaturës bashkëkohore akademike” nën drejtimin e Prof. Asoc.Dr. Daniela Hasa. Literatura bashkëkohore përfaqëson zhvillimet më të fundit në fushën e studimit. Studentët doktorantë nevoitet të jenë të përditësuar me teoritë, metodat dhe debatet më të reja për të ndërtuar kërkime të vlefshme dhe të bazuara në realitetin aktual shkencor. Një doktoratë e suksesshme kërkon referenca të fuqishme dhe të njohura ndërkombëtarisht, të cilat ndihmojnë në forcimin e kredibilitetit dhe nivelit akademik të punimit duke mundësuar që studentët të shmangin riprodhimin e temave të trajtuara tashmë e duke i orientuar ata drejt një kontributi origjinal dhe të vlefshëm.