Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Minikurs në Studime Amerikane – një përvojë frymëzuese në formën e një bisede të hapur me autoren

🇺🇸📚 Minikurs në Studime Amerikane – një përvojë frymëzuese në formën e një bisede të hapur me autoren, udhëtaren dhe rrëfimtarën kulturore, Znj. Elona Kola.

👩‍🎓👨‍🎓 Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, u njohën me një ndërthurje unike zhanresh që bashkon kërkimin, esenë dhe rrëfimin personal. Në fokus ishin temat që pasqyrojnë përvojën e përditshme të jetesës mes kulturave për dekada, të materializuara në librin “Këtu dhe Atje”, i cili sjell një këndvështrim krahasues socio-kulturor mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

💬 Diskutimet ishin dinamike dhe gjithëpërfshirëse: studentët shtruan pyetje, ndanë reflektime dhe eksploruan dallimet kulturore mes dy vendeve.

✨ Biseda u përmbyll me një mesazh frymëzues: pavarësisht prejardhjes – shqiptarë, amerikanë apo studentë ndërkombëtarë – njerëzit ndajnë më shumë ngjashmëri sesa dallime.
“Mësova se, edhe kur duken të huaj, të tjerët mund të jenë shumë të ngjashëm me ne – në dëshira, ambicie dhe sfida. Po sikur të përpiqemi të jemi versioni më i mirë i vetes sonë dhe të marrim vendime të udhëhequra nga këto aspirata?” ✨

situs toto