“Ne, Evropa: Banketi i Popujve” vepër e Laurent Gaudé

Në kuadrin e Kryesisë franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Zonja Elisabeth Barsacq, dhe Ambasadori i BE, Zoti Luigi Soreca, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizuan aktivitetin:
NE, EVROPA: BANKETI I POPUJVE
vepër e Laurent Gaudé
“Kush janë etërit tanë dhe nga çfarë kemi lindur ne?” “Evropa është hije të humbura të ngecura në trafik”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Ambasadës franceze, Atashetë për bashkëpunimin kulturor dhe gjuhësor, Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, profesorë të huaj e vendas dhe studentë.
Ideja e këtij projekti është fillimi i shumë leximeve me tre zëra rreth një teksti poetik, i cili ribën dhe riviziton historinë e Evropës. Në tekstin e Laurent Gaudé ndërthuren dëshmi individuale dhe anonime, zëri i poetëve, dhe një fjalë në kor, e cila mbase do të ishte zëri i vetë Evropës. Tre aktorë të veçantë me origjina të ndryshe pasuan njëri tjetrin dhe dialoguan për t’i dhënë frymë kësaj polifonie dhe për të mbajtur lart këtë fjalë epike dhe poetike, duke bërë që të dëgjohen trazirat e historisë.