Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Njoftim !

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Mehmet Akif Ersoy, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
*Mobiliteti i stafit akademik për mësimdhënie duhet të kryhet brenda muajit maj 2019.
Fushat e studimit:
– Biologji;
– Gjuhë Turke;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://ects.mehmetakif.edu.tr/en/index.php

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/turke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/turke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/turke niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ dhe nëse po, ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Afati për aplikim: 18 Mars 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].