Forumi “Studentët dhe Kompanitë”

Njoftim !
Ditën e nesërme datë 13.03.2019  ora 9.00 në Europe House Departamenti i Gjuhës Frënge në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë Francë-Shqipëri, Ambasadën e Francës në Shqipëri, Agjencinë Universitare të Frankofonisë, Universitetin Politeknik të Tiranës organizon Forumin “Studentët dhe Kompanitë“. Një mundësi shumë e mirë për të sjellë më afër studentët dhe shoqëritë e ndryshme për punësim.