Njoftim !
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes në Itali, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Katalogu i kurseve:
Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit)
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor ( 140 EUR në ditë për stafin )
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobilitet në kuadër të Erasmus+, nëse po, ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
Afati për aplikim: 1 Prill 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].