Në kuadër të Programit Erasmus+ hapet thirrja e dytë për aplikime për shkollat verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik

Njoftim !
Në kuadër të Programit Erasmus+ Hapet thirrja e dytë për aplikime për shkollat verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës.
Shkollat verore do të organizohen:
– 1 në muajin korrik 2019;
– 1 në muajin gusht 2019;
Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollës Verore referohuni linkut:
Pjesëmarrja në këto Shkolla përmban një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+. Për më shumë informacion mbi kompensimin referohuni linkut:
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Letër motivimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim punësimi;
– Letër motivimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
Afati për aplikim: 05 Prill 2019
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara në formatin PDF dhe të dërgohen në adresën [email protected] .