Njoftim për hapjen e regjistrimeve për kurset e semestrit të dytë të gjuhës kineze në Institutin Konfuci
Instituti Konfuci hap regjistrimet për kurset e semestrit të dytë të gjuhës kineze. Këto kurse zhvillohen pranë qendrës së Institutit të Konfuci-UT (Godina Iliria, Qytet Studenti ). Kurset ofrohen falas vetëm për studentët e Universitetit të Tiranës ndaj nxitoni të regjistroheni brënda afatit të caktuar. Personat e tjerë të interesuar mund të regjistrohen kundrejt një pagese simbolike. Për tu regjistruar, jeni të lutur të vizioni faqen tonë zyrtare www.ciut.edu.al . Afati i fundit për regjistrimet është data 05 Mars 2018 dhe kursi i gjuhës kineze fillon më datë 12 Mars 2018.