Ditën e hënë, datë 08 maj 2023, ora 10:30, në kuadër të projektit shkencor «Përkthimi i letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe», grupi kërkimor-mësimor i Përkthimit & Interpretimit i Departamentit të Gjuhës Italiane, organizon Workshop-in me titull «Përkthejmë për lexuesit e vegjël (vështirësi, sfida, zgjidhje)». Grupi i synuar i trajnimit janë studentët e vitit të tretë Bachelor, studentët e Masterit të Shkencave në Përkthim tekniko-letrar dhe Interpretim, si edhe studentët doktorantë të fushës Gjuhësi-Përkthim të Departamentit.
Ftohen gjithashtu të marrin pjesë në këtë trajnim studentë, pedagogë, studiues, përkthyes dhe kushdo që është i interesuar për këtë aspekt të Studimeve Përkthimore.
Takimi do të zhvillohet në sallën 309 të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT.