Më 26 qershor 2026, në sallën Rozafa të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dega e Gjuhës Turke, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Orientalistikës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, organizoi panelin shkencor me temë: “Perspektiva të reja në studimet mbi Sami Frashërin”, panel i cili synoi të sjellë qasje të reja dhe diskutime akademike mbi figurën dhe veprën e Sami Frashërit, një nga personalitetet më të rëndësishme të gjuhës dhe kulturës turke. Në këtë panel morën pjesë profesorë të Degës së Gjuhës Turke dhe profesorë të Departamentit të Orientalistikës, të cilët trajtuan tema të ndryshme që do të botohen brenda një afati kohor. Në këtë panel morën pjesë pedagoë të jashtëm dhe studentë të degës së gjuhës turke