Në Ditën e Kërkimit Shkencor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (Faculty Research Day 2025), më 18 shkurt 2025, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi simpoziumin shkencor me temën “Risitë kërkimore dhe nxitja e bashkëpunimit shkencor në FGJH”. 🌍📚
Ky aktivitet i rëndësishëm bashkoi 20 grupe mësimore–kërkimore nga departamentet e gjuhëve angleze, gjermane, franceze, italiane, greke, spanjolle, sllave dhe ballkanike, ku pjesëmarrësit diskutuan mbi risitë e hulumtimeve dhe projekteve të ndërmara, si dhe mbi perspektivat për zhvillimin e kërkimit në fushën e shkencave humane. 🧠💬
Prioritetet për Kërkimin dhe Inovacionin janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt nxitjes së nismave të reja, që synojnë krijimin e projekteve kërkimore bashkëpunuese, konkurruese dhe në shkallë të gjerë përmes bashkëpunimit të ekipeve kërkimore. 🤝✨
Në këtë kuadër, simpoziumi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor për rritjen e cilësisë kërkimore dhe prodhimin e propozimeve me ndikim të lartë për shoqërinë.






