Sot, më 15 korrik 2024, në Shkollën Verore të Bullgarishtes vazhduan orët në gjuhën praktike të gjuhës Bullgare në dy nivelet, fillestar dhe i avancuar.
Prof. As. Dr. Raqi Bello, pedagog i Universitetit Shën Kiril dhe Metodij i Veliko Tërnovës dhe lektor i gjuhës bullgare në FGJH të Universitetit të Tiranës, mbajti referatin me temë: Disa tradida popullore bullgare (Някои български народни обичаи).
Kalendari bullgar ka një larmi të madhe festash, traditash dhe ritesh. Në to shohim pasurinë e kulturës popullore bullgare, duke ndërthurur traditat dhe besimet e lashta. Në të kaluarën, bullgarët i dinin shumë mirë të gjitha festat, e dinin me shumë saktësi kur dhe në cilën ditë bie një festë e caktuar, sa ditë, javë apo muaj ka nga një festë në tjetrën. Studentët u njohën me disa nga traditat më të spikatura popullore bullgare duke i krahasuar me ato shqiptare.