Departamenti i Gjuhës Gjermane në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë, të cilët sollën në një format të veçantë ekspozitën “Stefan Cvajg – Autor Botëror” shoqëruar me kumtesa mbi këtë autor të një dimensioni botëror, i cili për idetë e tij është cilësuar si “pionier i Evropës së bashkuar”. Aktiviteti u përshëndet nga Shkëlqesia e Tij Z. Christian Steiner, Ambasador i Austrisë në Tiranë dhe Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e FGJH-së, UT.
Dr. Marsela Likaj, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Gjermane mbajti një kumtesë me titull “Stefan Cvajg, mendimtar pararendës i Evropës së bashkuar”. Në vijim të aktivitetit, lektorja e Shërbimit Akademik Austriak zj. Karoline Kuttner zhvilloi me studentët e Degës Gjuhë Gjermane një Workshop lidhur me këtë temë.





