Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Zyra e Psikologut organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me temën: “Rëndësia e psikologut në fakultet dhe kujdesi për shëndetin mendor”.
Qëllimi i këtij takimi ishte theksimi i rolit që ka shëndeti mendor në jetën studentore si dhe rëndësia që ka prania e një psikologu në mjedisin akademik.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi faktorët që ndikojnë në mirëqenien mendore të studentëve, sfidat që ata hasin gjatë studimeve dhe mënyrat konkrete si mund të kërkojnë ndihmë. U inkurajua hapur komunikimi me psikologet e Fakultetit si një hap drejt vetëkujdesit dhe rritjes personale. Studentët u angazhuan në diskutime të hapura dhe treguan interes të lartë për temat që lidhen me shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike.



